Një aksident rrugor për pak sa nuk mori jeten një të riu i cili udhëtonte me një moto-çikletë përgjate segmentit rrugor Qafe Mali -Bajram Curr, kur ai u rrëzua pikërisht tek vendi i njohur si Lumi i Dardhës.
Policia beri të ditur se i aksidentuari është 27 vjeçari, Gazmir Gjergji, i cili në momentin e aksidentit po kthehej nga puna ku punonte si kamarier në një lokal në zonen e Dardhes.
Pas ndihmës së parë mjeksore në spitalin e Pukës, për shkak të dëmtimeve të rënda trupore, bluzat e bardha të qytetit verior u detyruan të transportonin te riun drejt Spitalit të Traumës ku vijon nën përkujdesjen e mjekve me dëmtine serioze.