Ish-shefi i kabinetit të Kserës, Klevis Bitro mbetet në arrest me burg

0
173

bitro-dhe-kseraKlevis Bito, ish-shef i kabinetit të ish-Ministrit të Mirëqënies Sociale, Spiro Ksera do të vazhdojë të qëndroi në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”. Bitro, dyshohet për “vjedhje duke shpërdorurar detyrën” në bashkëpunim me ish-ministrin Spiro Ksera. Bitro është në burg, ku po vuan dy dënime të tjera, të marra për abuzimin me detyrën. Klevis Bitro nuk ka preferuar të flasë për akuzat edhe pse avokati ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë. Ksera në bashkëpunim me Bitron dhe 6 persona të tjerë kanë abuzuar me detyrën duke përvetesuar rreth 30 mln lekë të reja.  Ndërkohë mësohet se avokati i ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera ka depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për ndryshimin e masës së sigurimit, nga ajo me burg në atë të detyrimit për paraqitje. Sipa smbrojtjes, arrestimi i Kserës është i paligjshëm dhe në flagrancë të plotë me ligjin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency