Kanye West heq dorë nga muzika?

0
185

kanyFitimet që vijnë nga bota e modës, duket se e kanë joshur me shumë reperin Kanye West të heqë dorë nga muzika. Kjo pretendohet se është në planet e tij ndërsa burimet pranë këngëtarit japin sinjale se kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejt. Një burim i afërt me këngëtarin është shprehur për “Page Six” se Kanye do të publikojë projektin e tij të ri në bashkëpunim me Paul McCartney, pastaj do t’i thotë lamtumirë industrisë së muzikës. Sipas të njëjtit burim, reperi që nga ai moment do të fokusohet vetëm në stilimin e veshjeve.

 

 Ja si hakmerret Jessica Wright ndaj ish-të dashurit

jessica Vajza e “Towie”, Jessica Wright, u nda para pak javësh live në televizion, ndërsa tani ka gjetur mënyrën perfekte për t’u hakmarrë ndaj Ricky Rayment. Jessica ka pozuar për kalendarin 2015, duke treguar anën e saj seksi dhe i ka dhënë një mesazh ish të dashurit të saj për atë që ai ka humbur. 29 vjeçarja ka pozuar me të brendshme dhe nuk ka hezituar aspak të tregojë gjoksin e bukur falë operacionit plastik.

 

 “Nëse më tradhton, të godas me thikë”

nabilla“Kim Kardashiani” francez, ylli i spektakleve televizive, Nabilla Benattia, përballet me 30 vjet burg pasi dyshohet për vrasjen e të fejuarit të saj e cila kishte paralajmëruar: “Nëse unë kap mashkullin tim duke më tradhtuar, unë do ta godas atë me një thikë”. Kjo është pjesa e zymtë e provave që mund të përdoren për t’i dhënë fund karrierës së spektakleve të Nabilla Benattia. 22-vjeçarja është aktualisht në paraburgim brenda burgut të grave në Versajë, në perëndim të Parisit, pasi ju refuzua lirimi me kusht. Nabilla është nën hetim për vrasjen në tentativë të Thomas Vergara, në një hotel në afërsi Boulogne-Billancourt. Ajo kategorisht ka mohuar se “është konsumuar nga xhelozia dhe agresioni seksual” se ajo gjoja ka goditur me një thikë në gjoks të fejuarin e saj këtë muaj.

 

 Johnny Depp: Më duket vetja skizofrenik

depp-ndjehet-si-nj-euml-skizofrenik_hd Është i famshëm për rolet e tij të çuditshme dhe të suksesshme në të njëjtën kohë, por Johnny Depp thotë se këto role ndikojnë tek ai. “Marr lloj-lloj rolesh dhe më duket vetja skizofrenik”, tha 51-vjeçari në një intervistë për revistën ‘Details’. Vitin e ardhshëm aktori do të shihet në tre filma që pritet të jenë një sukses i madh në “box office”: ‘Into The Woods’, ‘Mortdecai’ dhe ‘Black Mass’. Në lidhje me të fejuarën Amber Heard, Depp nuk pranoi të shprehej. “Jam shumë i turpshëm. Nuk më pëlqen të jem në situata sociale, dua të zhdukem”, – ka shtuar ai.

 

Irina, fushatë të re me bikini

irinaIrina Shayk ka realizuar një set të ri fotografish, ku edhe një herë tregon se pse është njëra nga modelet më në zë. Nuk ka asnjë dyshim që është njëra prej modeleve me fizikun më perfekt në industrinë e modës, megjithatë Irina kujdeset gjithmonë që ta dëshmojë këtë. Modelja ruse u përzgjodh nga kompania kolumbiane “Agua Bendita” për fushatën e re të veshjeve të plazhit. Bikinit tregojnë thuajse gjithçka, përveç një tatuazhi në kujtim të gjyshes së saj, të cilin modelja e ndau me fansat në Instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency