Jay Z padit Rita Orën me shumë marramendëse

0
142

Jay-Z-and-Rita-MAIN-600x400Jay Z i është përgjigjur Rita Orës, me një padi nga ana e studios se tij Roc Nation, me vlerë prej 1.66 milion paund.

Studio muzikore, ka akuzuar ish-të mbrojturën e Jay Z për thyerjen e kontratës dhe dështimin në realizmin e saj të dytë, për të cilin ata kanë shpenzuar rreth 1,38 milion paund, në marketing.

Sipas dokumentit të dorëzuar tashmë në gjykatën e Manhattan, Rita Ora duhet të realizonte 5 albume, por ndërkohë që ka arritur të publikojë vetëm 1.

Në deklaratën e studios muzikore shkruhet: “Roc Nation ka provuar pa pushim në promovimin e karrierës së saj, duke investuar miliona dollarë në marketing,  regjistrime, etj, që ka qenë dhe rruga që ka çuar drejt famës dhe suksesin znj. Ora”.

Kjo padi vjen pas padisë të bërë prej vetë këngëtares, në lidhje me “Roc Nation” në dhjetor të 2015.

Ndërkohë ka reaguar dhe avokati i Rita Orës, i cili ka thënë: “Jay Z personalisht i ka premtuar Ritës, që do të jetë e lirë nga kontrata e saj me “Roc Nation” dhe aktualisht po merren me detajet e fundit”.

“Mendojmë se distributori i Roc Nation , “Sony Music”, i ka kërkuar studios që të zytarizojë këtë veprim, në lidhje me të drejtat muzikore”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency