Rama nuk tërhiqet, Policia i mbyll opozitës bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një ditë para protestës

0
233

Policia e Shtetit i bëri edhe një herë të ditur Partisë Demokratike së protestën e tyre nuk mund ta zhvillojnë në bulevard përballë Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat drejtori i Sigurisë Publike, Rebani Jaupi, u shpreh së forcat e policisë do të angazhohen për samitin pasi protestës së PD i kanë kthyer përgjigje negative.

I gjithë plani i masave do të fillojë me datë 5 dhjetor në orën 14:00.

Pothuajse e gjithë Tirana do të jetë në pushtimim e policisë.

Bllokimi do të fillojnë nga Rinasi për në Tiranë. E gjithë unaza e kryeqytetit do të jëtë e bllokuar.

Jaupi tha se personat që janë rezident në ato ambjente që do të jenë me kufizim, do të shoqërohen me punonjës të policisë e ndërsa e gjithë lëvizja do të bëhet në këmbë.

Përveç Drejtorisë së Tiranës, Polica ka kërkuar ndihmë edhe tek drejtoritë e tjera vendore.

Kryesisht është kërkuar ndihmë te forcat Shqiponja, që të jenë në numër të madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here