Pandemia, Rama i kthehet ‘luftës’ dhe krahason Tiranën me New Yorkun

0
128

Gjatë takimit të Task Forcës kundër pandemisë së koronavirusit, Edi Rama përdori një krahasim të pavend për vendimin e vendosjes së detyrueshme të maskës, konkretisht për gjobën prej 3 mijë lekësh të reja.

Rama vendosi në peshore gjobën e menduar për qytetarët shqiptarë, me atë të Nju Jork-ut dhe vendeve europiane

‘Gjoba në New York shkon 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave të vendosura; mos vendosjen e maskës.

Në vendet e Europës shkon mesatarisht 1 mijë euro.

Gjoba është një mjet disiplinimi represiv, sepse kjo është luftë, duam apo s’duam ne. Nuk e kemi zgjedhur ne, na ka zgjedhur’, tha Rama teksa anashkaloi ekonomitë përkatëse dhe ndasitë e thella në këtë sektor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here