Guardiola nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Man City

0
215

article-2439949-18257F2700000578-56_634x404Tashmë është zyrtare, nuk ka më vend për aludime. Do të jetë Manchester City. Pep Guardiola firmosi një kontratë 3-vjecare me klubin e Citizens vetëm pak pasi Manuel Pellegrini konfirmoi se do të largohej në fund të sezonit. Pellegrini e dha lajmin gjatë konferencës së zakonshme për shtyp para përballjes së kësaj të marte me Sunderland, ndërsa Manchester City përfitoi nga rasti për të zyrtarizuar angazhimin me Guardiolën duke bërë të ditur se kishte nisur negociatat me trajnerin spanjoll që në 2012. Në komunikatën zyrtare të Manchester City-t shkruhet. “Manchester City mund të konfirmojë se në javët e fundit ka finalizuar negociatat kontraktuale me Pep Guardiolën që do të bëhet trajneri i Manchester Cityt duke filluar nga sezoni 2016-2017. Kontrata është 3-vjecare dhe negociatat rinisën pas atyre që ishin ndërprerë në 2012. Për respekt të trajnerit aktual Manuel Pellegrini dhe të lojtarëve klubi uron që vendimi për të bërë publik lajmin tu japë fund shumë spekulimeve të panevojshme. Manuel që mbështeti vendimin për ta bërë publik lajmin, është krejtësisht i përqëndruar në arritjen e objektivate për sezonin aktual”. Në këtë mënyrë konfirmohet largimi i Manuel Pellegrinit trajnerin që pasoi te Citiznes Mancinin në 2013 duke fituar Premier League dhe Kupën e Ligës sezonin pasardhës,. Edhe këtë sezon Manchester City ka mundësinë për të fituar trofe, me skuadrën që është në finalen e Kupës së Ligës, e dyta në kampionat pas Leicester, do të luajë me Chelsean në raundin e pestë të FA Cup si dhe do të ndeshet me Dinamon e Kievit në 1/8 e Champions League. E ardhmja e Manchester Cityt tani vihet në duart e Pep Guardiolës, trajnerit që ndërtoi një epokë të jashtëzakonshme suksesi te Barcelona dhe është drejt fitimit të kampionatit të tretë rradhazi me Bajernin e Mynihut ku gjithsesi objektivi i madh deri në fund të këtij sezoni është suksesi në Europë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency