Siguria në burgje, nuk ka policë, qeveria kërkon heqjen e kriterit të moshës

0
116

Policia e Burgjeve nuk po arrin të plotësojë rreth 400 vende vakante pune. Shkak duket se është klauzola ligjore që nuk lejon rekrutimin e punonjës mbi 35 vjeç. Për të zgjidhur problemin, Qeveria propozon një p/ligj që e heq fare këtë kriter që lidhet me moshën e punonjësve të rinj.

Një vend pune në borderonë shtetërore ka qenë gjithmonë e preferuar nga të rinjtë shqiptarë, por kohët e fundit, edhe në këtë sektor po krijohen vakanca të pazëvendësueshme. Rasti konkret është tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ku 400 vende bosh për punonjës policie nuk po arrihet të plotësohen. Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik, qeveria shprehet se një nga arsyet është edhe klauzola që nuk lejon rekrutimin në këtë sektor të personave mbi 35 vjeç.

Rezulton se në 3 proceset e fundit të rekrutimit të punonjësit të rolit bazë në Policinë e Burgjeve numri i pjesëmarrësve ka qenë disa herë më i ulët se numri i vendeve të lira, duke sjellë si pasojë zhvlerësimin e procesit të konkurrimit. Është konstatuar se shumë konkurrentë janë skualifikuar nga e drejta për konkurrim për shkak të kriterit të moshës nën 35 vjeç”.

Në pamundësi për të veshur të rinjtë me uniformën e Policisë së Burgjeve, Qeveria e sheh zgjidhjen duke hequr barrierën që lidhet me moshën e konkurrentëve.

Në pikën 3 parashikohet shfuqizimi i kriterit që personi duhet të jetë nën moshën 35 vjeç.

Vakancat në këtë sektor ngrenë shqetësimin e ruajtjes së sigurisë në 22 burgjet që ka Shqipëria.

“Referuar problematikave të pasqyruara, sot në strukturën e Policisë së Burgjeve janë rreth 400 vende vakante ku disa institucione si IEVP Fier, Peqin apo Reç kanë përreth 70-80 mungesa secili. Vakancat shoqëruar dhe me lejet vjetore apo mungesat në punë për shkak të mungesës së aftësisë së përkohshme ka sjell si pasojë që një pjesë e IEVP-ve të kryejnë detyrat në fushën e sigurisë me 25 –30 % mungesa në staf duke hasur në vështirësi serioze në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ulje të cilësisë së shërbimit, rënie të vigjilencës etj”.

Ligji për Policinë e Burgjeve është relativisht i ri pasi ka rreth dy vite që është miratuar nga parlamenti dhe tani pritet t’i nënshtrohet ndryshimeve të radhës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here