Bllokohet procesi i dhënies së licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik.
Në mbledhjen e sotme të Autoritetet të Mediave Audiovizive nuk është arritur kuorumi prej 5 votash për miratimin e kërkesës së 4 shoqërive mediatike, “Top Channel” sh.a., “Tv Klan” sh.a., “Digitalb” sh.a. dhe “Supersport” sh.a. për marrjen e licencës private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest.
Sipas njoftimit të AMA dy prej anëtarëve, përkatësisht Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, me pretendimin se bazuar në ligjin për Mediat Audiovizive licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, e cila është e përcaktuar qartë po në këtë ligj në nenin 136 të tij.
Sipas këtij neni afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike televizive ka qënë data 17 qershor i vitit që shkoi.
Ky afat ishte vendosur nga Bashkimi Europian dhe AMA ka dështuar ta përmbushë atë, duke futur në ngrërc këtë proces të rëndësishëm.