I vunë tritol në banesë, zbardhet dëshmia e gjyqtarit në Shkodër

0
23

Është zbardhur dëshmia e gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj para policisë për tritolin e vendosur në portën e banesës së tij. Mësohet se Sterkaj para uniformave blu ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. Ai ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar.

Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Sterkaj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here