Takimi sekret/ Rama debat me tone të larta me ministrat e PS-së, paralajmëron ndryshime në qeveri

0
115

EDI-RAMANjë mbledhje e mbajtur larg syve të medias ka sjellë jo pak tension në selinë e purpurt. Dy ditë më parë rreth orës 18:30 kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në selinë e PS-së me ministrat socialistë të kabinetit të qeverisë. Në takimin ku merrnin pjesë edhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci, nënkryetari Taulant Balla dhe kryetaret e komisioneve parlamentare Fatmir Xhafa, Erion Braçe dhe Eduard Shalsi nuk munguan tonet e larta të kreut të PS-së. Mësohet se Rama ka shprehur kritika për punën e disa ministrave dhe ndërkohë ka paralajmëruar se shpejt do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar. Kjo mbledhje vjen pas asaj që kryeministri zhvilloi në 20 janar me ministrat dhe që i parapriu darkës Rama-Meta. Duket se kreu i qeverisë pavarësisht prononcimeve publike kur flet për ecuri më se pozitive të ministrave që drejton ka vërejtje të mëdha për punën e tyre. Në kushtet kur kërkesat për ndryshime në kabinet po vijnë gjithnjë e më shumë duke u rritur, duket se kryeministrit Rama do të dorëzohet dhe do pranojë të paktën ndryshimin e dy prej ministrave të kabinetit që drejton. Ndërkohë dy lëvizjet që janë bërë deri më tani në këshillin e ministrave kanë ardhur prej vendimeve personale. Fillimisht ishte Ilirjan Celibashi që dha dorëheqjen për arsye personale nga posti i ministrit për marrëdhëniet me parlamentin duke i lënë vendit Ermonela Felaj. Ndërkaq vetëm pak kohë më parë përmes një akti individual Nasip Naço dha dorëheqjen nga detyra e ministrit të Drejtësisë për tu zëvendësuar nga brenda radhëve të LSI-së përmes Ylli Manjanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency