Një person është plagosur sot në kryeqytetin serb pas dëgjimit të disa të shtënave me armë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Beograd, ndërsa motivet janë ende të paqarta.
Nikola L., 29-vjeç, ka gjuajtur me armë ndaj Sërgjan Miqiqit, 29-vjeç, ndërsa plumbi ka goditur 23-vjeçaren Teodora P, duke e plagosur rëndë.
Siç raportojnë mediat serbe, shumica e incidenteve të armatosura, kohëve të fundit janë bërë për pushtetin në tregun e drogës.
“I dyshuari për plagosje, nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Dihet se vjen nga një familjen e mirë, por ky nuk është dëshmi për hetime. I riu i plagosur, që ka shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës, më parë ishte burgosur për posedim droge edhe për armëmbajtje pa leje. Është e mundshme që mes tyre ekziston edhe ndonjë konflikt personal, që nuk ka të bëjë asgjë me çështje ilegale dhe jo ligjore”, citohet një person i afërt me hetimet nga mediat serbe.