Reforma zgjedhore/ Kuvendi voton sot përbërjen e Komisionit të Posaçëm

0
191

kuvendi-655x356-1Kuvendi pritet të miratojë seancën e sotme plenare përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, i ngritur me një vendim të parlamentit në seancën e fundit (21 dhjetor) të sesionit të kaluar.

Detyrë e komisionit është hartimi i amendamenteve për ligjin zgjedhor, si dhe trajtimi i rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe ato vendore të vitit 2015.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe tjetri nga Partia Demokratike, ndërsa anëtarësia e tij ka përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës, me nga pesë anëtarë. Komisioni do e ushtrojë veprimtarinë për një afat tremujor nga data e mbledhjes së parë te tij.

Mazhoranca publikoi dje emrat e anëtarëve që janë nga PS Bashkim Fino, si bashkryetar i komsionit, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, ndërsa nga LSI do të jetë Petrit Vasili dhe nga PDIU, kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë PD ka publikuar emrat 10 ditë më parë ku propozon Oerd Bylykbashin bashkëkryetar dhe anëtarë Gent Strazimirin, Eduard Halimin dhe Arben Ristanin, ndërsa nga Partia Republikane pjesë e komisionit do të jetë Fatmir Mediu.

11: 04 Përfundon Konferenca e Kryetarëve

Krerët e grupeve parlamentare u dakordësuan në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur para seancës plenare, që grupi i punës i përbërë nga deputetë të PS dhe PD të bashkëpunojnë për të finalizuar aktet nënligjore të ligjit për dekriminalizimin.

 RENDI I DITËS

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë, 21.1.2016 (neni 44, pika 2 e RregulloresNjoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin”” (Nenet 73-77 Rregullore, votim me shumicë absolute)

3.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin”” (Nenet 73-77 Rregullore, votim me shumicë absolute)

4.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, BERZH-Shqipëri, llogari bashkëpunimi” (neni 73-77 Rregullore, votim me shumicë absolute)

5.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar” (Nenet 73-77 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

6.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency