Skandali/ Italia plas përsëri, të mëdhenjtë akuzohen për evasion fiskal

0
164

downloadMendohet se të gjitha skuadrat janë bërë bashkë për të krijuar një skemë e cila shmang një pjesë të detyrimeve ndaj shteitNjë furtunë e re trazon sërish futbollin italian. Disa nga figurat më të larta të Serie A janë vënë në qëndër të vëmendjes pasi Policia Financiare ka nisur një aksion për kontrollin e zyrave të 64 personave, mes të cilëve edhe emra të rëndësishëm të Serie A dhe B. Dyshimet për evazion fiskal kanë ngritur në këmbë strukturat shtetërore të drejtuara nga Prokuroria e Napolit. Mes dhjetra të hetuarve për një shumë që arrin deri në 12 milionë Euro janë administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, presidentët e Napolit dhe Lazios, Aurelio De Laurentiis e Claudio Lotito por edhe ish presidenti i Juventusit, Jean Claude Blanc. Surpriza ka në radhët e futbollistëve me emër pasi ish sulmuesi i Napolit, Ezzequiel Lavezzi dhe Hernan Crespo po hetohen për fshehje të të ardhurave. Emra të tjerë që mendohet se janë përfshirë në këtë skandal janë edhe Antonio Noçerino, Diego Milito, Gabriel Paletta, German Denis dhe Adrian Mutu. Në kuadër të operacionit “Jashtë Loje”, prokurorët mësynë në orët e para të mëngjesit të së Martës selinë e Milanit, ndërsa në total, klubet e përfshira në këtë hetim janë 35. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për mënyrën e fshehjes së të ardhurave dhe mashtrimit, prokurorët besojnë se është ndërtuar një mekanizëm për t’i fshehur shtetit italian të ardhurat e siguruara nga aktivitetet komerciale të lojtarëve. Në skemat mashtruese mendohet të jënë përfshirë edhe disa agjentë lojtarësh, shumica e të cilëve argjentinas, të cilat kanë arritur t’i fshehin të ardhurat në vende që konsiderohen si parajsa fiskale. “Ishin agjentët ata që kërkuan fillimisht fshehjen e të ardhurave dhe më pas klubet kanë rënë dakort për këtë skemë“, deklaron ndër të tjera organi i akuzës. Hetimet që çuan në nisjen e aksionit nisën që në vitin 2012 në Napoli me rastin Lavezzi. Duke u bazuar në rastin e argjentinasit, prokurorët u thelluan më tej edhe në çështje të tjera duke evidentuar përhapjen e fenomenit edhe në klube të tjera të Serie A dhe B. Kujtojmë se në vitet e fundit shumë skuadar të mëdha kanë qënë në akuza për evasion fisakl, por jo vetëm ekipe por edhe lojtarë. Më të famshëmit janë yjet e Barcelonës. Mesi, Neymar ao Mascherano I cili u shpall zyrtarisht si fajtor janë disa nga emrat e mëdhenj të fubollit që kanë rënë në konflikt me shtetin. Mirëpo nëse del që edhe kjo akuzë mbi futbollin Italian është e vërtetë atëhere ky do të ishte rrënimi i dytë në pak vite pas Calciopoli. Një skandal që në atë kohë preku Juventusin dhe Luciano Moggi që u përjashtua përjetësisht nga futbolli.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency