Rashica te talentet që pritet të kthehen në yje botëror

0
212

download (1)Yjet e së ardhmes në futboll, mund të vini bast se një prej tyre do të jetë edhe Milot Rashica. Opinion ky që vjen nga e përditëshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që në suplementin e saj të përjavshëm ka bërë një përzgjedhje të 50 futbollistëve nën 20-vjeç, që do të jenë nesër në elitën e futbollit Botëror. Përzgjedhja është bërë sipas një metode të ngjashme me atë të draftit të NBA dhe mes emrave tashmë të njohur në arenën Botërore si Donaruma i Milanit, Halilovic që është blerë nga Barça dhe është huazuar te Gijon, apo Koman, është dhe emri i Milot Rashicës. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të 21-vjeçarëve përfshin në këtë mënyrë Shqipërinë në hartën globale të yjeve të rinj të futbollit. Profilin e përshkrimit të 19-vjeçarit nga Vushtria, “Gazzetta” e nis me ngacmimin, “Një Europian si titullar me De Biasin? Është e mundur!” duke e përkufizuar më pas Rashicën si një anësor sulmi i paparashikueshëm, i cili kalon gjithmonë kundërshtarin në duelet një për një dhe i pëlqen të orientohet drejt qendrës dhe të shpikë. Sprintin dhe rezistencën e Rashicës e vlerëson të nivelit të parë, ndërsa thekson se i feston golat në Eredivisie me shenjën e shqipes, në nder të Shqipërisë. Një tjetër vlerësim ky për futbollistin që ka shpërthyer këtë sezon në Eredivisie me Vitessen duke shënuar 7 gola deri më tani në kampionatin holandez. Rashica që aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të qëndrojë 3 javë jashtë fushe, pak ditë më parë ishte protagonist i një interviste për faqen holandeze “Nos.nl”, në të cilën shprehu dëshirën për të qenë pjesë e Shqipërisë në Europian, duke deklaruar se ai është gati nëse trajneri e thërret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency