Dasmën do ta mbajnë mend gjatë sepse… mbetën të bllokuar në ashensor

0
133

ashesorSupozohej të ishte dita më e lumtur për ta, por pothuajse u kthye në një katastrofë kur çifti nga Kina u bllokua në ashensor, gjatë rrugës për në dasmën e tyre.

Sëbashku me 10 të ftuar, nusja dhe dhëndri ngecën në një ashensor të vogël brenda pallatit teksa ishin nisur për ne ceremoninë në Emeishan të provincës Sichuan, raporton People’s Daily Online.

Për të ndjekur traditën kineze, dhëndri dhe të ftuarit e tjerë shkuan për të marrë gruan në apartamentin në katin e 14.

Fatmirësisht ata u shpëtuan nga skuadra zjarrëfikësve, të cilët arritën t’i nxirrinin të gjithë për 10 minuta me anë të një leve.

Sipas raportimeve, policia ka nisur hetimet dhe arsyeja pse u bllokua ashensori nuk është bërë ende e ditur .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency