Ligji i ri/   Pikat e karburanteve, jo më licencë nga vendorët. Kushte të reja për të marrë leje

0
528

Detyrim për licencim edhe për impiantet e përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj

 

 

mbledhja e qeverise RamaQeveria ka përgatitur një projektligj të ri, i cili do të ndryshojë tërësisht skemën e licencimit të pikave të karburanteve në vend. Në ligjin e propozuar nga Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve nuk do të marrin më lejen e ushtrimit të aktivitetit të tyre ekskluzivisht nga pushteti vendor, porse në këtë vendim, i cili do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, do të përfshihen një sërë institucionesh. Paralelisht me vendimin, qeveria do të përcaktojë edhe kushtet e reja që duhen plotësuar për të marrë leje për hapjen e një pike karburanti.

 

Ligji

Sipas qeverisë, duke marrë shkas nga rëndësia që mbartin objektet e tilla, si pikat e karburanteve, ka domosdoshmëri për ndryshimin e procedurave dhe kritereve për dhënien e lejes së licencimit. Por paralelisht me këto ndryshime, projektligji parashikon detyrimin për licencim edhe për impiantet e përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Përmes këtij ligji, qeveria synon të disiplinojë tregtimin e naftës dhe gazit në vend dhe të kufizojë hapësirat për mashtrimin e konsumatorëve, duke ashpërsuar edhe ndëshkimet për subjektet që kryejnë veprimtari të jashtëligjshme në këtë sektor. Sipas ligjit aktual për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre: “Stacionet e shitjes së karburanteve lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm pasi të jenë pajisur nga organi kompetent me autorizimin përkatës, sipas këtij ligji, me kusht që ndërtimi i instalimeve dhe funksionimi i tyre gjatë ushtrimit të veprimtarisë të jenë në përputhje me kushtet teknike te përcaktuara nga Ministria”. Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Qendror Teknik publikoi emrat e 45 kompanive që kanë abuzuar me cilësinë e shitjes së naftës me përqindje squfuri qindra herë më të lartë se standardi 10%. Gjatë inspektimeve është konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin mungesë të dokumentacionit të duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Ndërkohë, një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit, jashtë normës ligjore. Masa e gjobës së vendosur në këto raste varion nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë. Po ashtu një tjetër problematikë lidhur me pikat e karburanteve ka të bëjë me numrin e madh të tyre në vend, të cilat sipas qeverisë kanë sjellë probleme si për territorin ashtu edhe për sigurinë rrugore. Në një konferencë të zhvilluar rreth një muaj më parë për ndërtimet pa leje, u bë e ditur nga ministri për Transportin, Haxhinasto se në 3700 km rrugë që ka i gjithë vendi janë mbi 3500 ndërhyrje të paligjshme. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e këtyre objekteve të paligjshme, thuajse në masën 30%, janë pika karburanti. “Ka 1000 pika furnizimi me karburant, vetëm 10% e tyre janë me leje”, – bëri të ditur ai.

 

 

Bukuresht/ Ahmetaj me Pontën: Shqipëria dhe Rumania kanë hyrë në një fazë të re bashkëpunimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, kryesoi vizitën e delegacionit të lartë shqiptar në Bukuresht, pjesë e të cilit ishin edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, drejtori i KESH-it, Agron Hetoja, dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla. Ndër takimet e zhvilluara gjatë dy ditëve të qëndrimit ne Bukuresht, ishte edhe takimi me Kryeministrin Victor Ponta, ku tematikat e diskutuara ishin të shumëllojshme, të fokusuara kryesisht në modelin e ri ekonomik të vendit, axhendën e reformave strukturore, marrëveshjet e arritura me FMN dhe Bankën Botërore dhe në veçanti, investimet e huaja. “Shqipëria dhe Rumania kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik”, – u shpreh Kryeministri Rumun. Ndërsa Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy palëve duke theksuar se “ky është momenti më i mirë për të kaluar në projekte konkrete”. Rritja e prezencës së investimeve rumune në Shqipëri dhe hapësirat ende të pashfrytëzuara të bashkëpunimit ishin në qendër të interesit të shprehur nga të dy palët. Delegacioni shqiptar zhvilloi gjithashtu takime të frytshme me ministrin e Ekonomisë Constantin Nita, ministrin për Bizneset e Vogla dhe të Mesme, Klimën e Biznesit dhe Turizmit Florin Nicolae Jianu dhe atë të Energjisë Razvan Nicolescu me të cilët u diskutuan çështje dhe projekte investimesh në fushën e energjisë, eksporteve, modernizimit të sistemit energjetik të hidrocentraleve, sistemet e prodhimit të energjisë përmes ujit dhe erës, por edhe për fusha të tjera me interes të përbashkët si industria tekstile dhe turizmi.

 

 

Brown Forum 2014/ Gjiknuri: Mbështetje nga BE për degëzimin e TAP me gazsjellësin Jon Adriatik

Ministri i Energjisё dhe Industrisё, Damian Gjiknuri, mori pjesë në Brown Forum 2014 në Zagreb, aktivitet i organizuar nga Ambasada e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё Kroaci nё bashkёpunim me qeverinё vendase. Kёtё vit, Brown Forum u fokusua nё tё ardhmen e energjisё nё Evropёn Juglindore dhe potencialet pёr tё zhvilluar shpёrndarjen e saj. Gjiknuri ishte pjesё e panelit pёr zhvillimin strategjik tё sektorit tё energjisё nё Evropёn Juglindore, ku në të njëjtën tematikë referuan Julia Nesheiwat, Zv.ndihmёssekretare amerikane e Shtetit, nё Byronё e Burimeve Energjitike, ministri i Ekonomisё sё Kroacisё, Ivan Vrdoljak dhe Ministri i Shtetit pёr Klimёn e Çёshtjet e Energjisё sё Polonisё, Pol Kovac. Nё fjalёn e tij ministri Gjiknuri u ndal tek burimet natyrore tё Shqipёrisё dhe potencialet pёr shfrytёsimin e rezervave tё mёdha tё naftёs dhe gazit. Në këtë kontekst ai deklaroi se edhe zbulimet e fundit tё naftёs nё kuadёr tё kёrkimeve tё Shell-Petromanas flasin pёr kёto potenciale. Gjiknuri e vlerёsoi maksimalisht projektin e gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP) ndёrsa vuri theksin edhe tek nevoja e gjetjes sё njё mbёshtetjeje nga Bashkimi Evropian pёr degёzimin e kёtij gazsjellёsi me gazsjellёsin Jon Adriatik (IAP). “Degёzimi i TAP-it me IAP-in do tё mund tё shtonte shanset dhe mundёsitё e vendit nё tregun rajonal dhe mё gjёrё”, – tha ai. Më tej, Gjiknuri bëri të ditur: “Shqipёria po kёrkon financimin pёr tё kryer masterplanin e gazit çka do tё ndikojё drejtpёrdrejtё nё tёrheqjen e investitorёve serioze nё gazifikimin e vendit”.

Ministri njoftoi se pёr herё tё parё do tё mund tё procedohet me hapjen e njё gare transparente pёr dhёnien pёr shfrytёzim tё blloqeve tё reja nё zonat naftёmbajtёse. Ndёrkaq, ministri ftoi investitorёt qё tё shfaqin interes pёr dy projektet e hidrocentraleve tё Skavicёs dhe tё Vjosёs. Gjatё punimeve tё forumit, ministri Gjiknuri pati njё bashkёbisedim me zv.ndihmёssekretaren amerikane tё Shtetit pёr Burimet Energjitike, Julia Nesheiwat. Nё vijim tё diskutimeve tё mbajtura nё forum, zyrtarja amerikane tha se “Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs e mbёshtesin projektin IAP si degёzim tё gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP)”. Nё forum ishin tё pranishёm edhe pёrfaqёsues tё lartё tё Ambasadёs sё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё Tiranё.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency