Manjaku tmerron vajzën në autobuzin e unazës, nxjerr organin gjenital dhe … (VIDEO)

0
696

Një rast i rëndë ka ardhur para pak minutash pranë redaksisë së JOQ. Një vajzë e re është ngacmuar seksualisht në urbanin e linjës së Unazës, ditën e sotme.

Kur maniaku përballë saj, i cili siç duket nga pamjet është i ri në moshë ka nxjerrë jashtë organin gjenital, e reja e ka filmuar gjithçka, duke e denoncuar publikisht këtë njeri.

Teksa e tmerruar po shpjegonte se çfarë ndodhi ditën e sotme, vajza me inicialet E.M., tregoi se veprimin e këtij maniaku e pa edhe faturinoja, por nuk bëri asgjë.

Përshëndetje JOQ! Nuk ma merrte mendja kurrë se do më ndodhte kjo në urban publik. Jam e tmerruar nga ky maniak. Më shihte herë pas here dhe pa bërë asnjë reagim tjetër e nxorri organin e tij gjenital jashtë. Duke qenë se urbani ishte i mbushur plot, ngjitur me të ishte edhe një nënë me fëmijë, ndërsa atij s’po i bëhej vonë dhe po vazhdonte punën. Po ankohem tek ju që të denoncohet publikisht ky manjak dhe i lutem policisë që të bëjë identifikimin e tij. Ah edhe diçka më bëri shumë pështypje, si ka mundësi që faturinoja kur e pa nuk e nxorri jashtë, kaloi 4 herë  dhe tha vetëm, “Ç’a maniaku?”

Ky nuk është rasti i parë që është denoncuar nga JOQ për maniakët që kanë pushtuar urbanët e Tiranës, të cilët dalin si kërpurdhat sa herë që kryetari i Bashkisë thotë që është përmirësuar shërbimi i transportit publik në Tiranë. Këtij i thuhet përmirësim? Ja pra çfarë sjell mbushja plot e urbanëve në Tiranë, shfryrje të maniakëve sapo shohin femra me sy, mjafton të jenë pak ngushtë.

JOQ, ka publikuar videon e sjellë nga E.M, për arsye etike janë censuruar veprimet e këtij maniaku, por jo fytyra e tij. U bëjmë thirrje organeve kopetente që të merren sa më parë me këtë “skandal” që po ndodh në urbanet e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here