Napoli interesohet për mbrojtësin e Real

0
138

nachoNapoli i është bashkuar Romës dhe klubeve angleze për shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Nacho Fernandez. Marca dhe Corriere dello Sport kanë raportuar se Giallorossët kanë kërkuar huazimin e 26-vjeçarit me opsionin e blerjes për rreth pesë milionë euro. Mirëpo, tashmë thuhet se edhe napolitanët janë vënë në aksion dhe kanë bërë ofertën e tyre për lojtarin. Duke qënë se kanë një kohë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për përforcimin e skuadrës së tyre, ndërsa çmimi i lartë i Nikola Maksimovicit të Torinos (25 milionë euro), bëri që ata të përqendronin interesimin diku tjetër. Nacho kushton shumë më lirë dhe ka më shumë përvojë, ndërsa në San Paolo do të bashkohej me ish-lojtarët e Realit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency