Fillon edicioni i parë i kupës për moshat

0
150

-Gezimi-pas-kupes-se-fituar_3d682Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka futur në kalenderin e aktiviteteve të këtij viti edhe një aktivitet të tillë. Është hera e parë, që ky kompeticion zhvillohet për ekipet e moshave. Ai do të zhvillohet me sistem grumbullimi në Kamëz në Yrshekë dhe në Pezë. Faza e parë do të zhvillohet më datë 23-24 janar, me pjesëmarrjen e 16 skuadrave për secilën kategori (U-17 dhe U-19). Do të aplikohet sistemi i eliminimit me ndeshje direkte, deri në përcaktimin e 4 gjysëmfinalistëve për çdo kategori. Këto skuadra, do të ndeshen në ditët në vazhdim për të përcaktuar finalistët dhe fituesit e Kupës. Kupa e Republikës, është aktiviteti idytë për nga rëndësia pas Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 dhe U-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency