Srirhaev : Berisha ka kushtuar shumë më pak se 600 mijë euro

0
126

berisha-2Bernard Berisha i ka kushtuar Anzhit shumë më pak se 600 mijë euro. Edhe pse mediat kanë raportuar se Skenderbeu ka përfituar këtë shumë të majme, një nga drejtuesit e skuadrës ruse Narvik Sirhaev, zbulon detaje të reja të transferimit të futbollistit në Dagestan, po pa dhënë një shifër të saktë. “Është shkruar se e kemi blerë Berishën për 600 mijë euro, por ne kemi mundur ta marrim për një shumë më të ulët. Bisedimet kanë qenë të vështira, por falë Zotit i mbyllëm em sukses, – deklaron Srirhaev. – Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e futbollistit dhe fillimisht kemi marrë informacione të shumta për të si futbollist por edhe si person, sepse kjo është e rëndësishme për ne. Në një moment të keq  mësuam se për lojtarin interesoheshin edhe klube turke dhe italiane, por drejtuesit e Skënderbeut dhe menaxheri i futbollistit e mbajtën fjalën. Më pas Sirhaev  flet me superlativa për karakteristikat e Berishës, që tek Anzhi e konsiderojnë blerjen me të goditur. “Ne e dininim prej kohësh që Berisha ishte një lojtar shumë i mirë, por për blerjen e tij kemi vepruar seriozisht rreth një muaj më parë, atëherë kur e kuptuam se kishim nevojë për një lojtar të rolit të tij. Ai është nja lojtar i shpejtë, nuk ka frikë të futet në dyluftime dhe gjithmonë depërton drejt qendrës. Punon shumë nga krahët dhe jep shumë asist. Ne kishim nevojë për një lojtar me të tilla karakteristika, që punon shumë edhe në fazën mbrojtëse”,  – perfundon drejtori sportiv i Anzhit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency