Atletico refuzon Totenham për Martinez

0
127

marAtletico Madridi raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 23 milionë paund nga Tottenhami për sulmuesin Jackson Martinez. Sulmuesi kolumbian u transferua te klubi spanjoll në verën e vitit të kaluar nga Porto, por dështoi të gjejë formën e tij më të mirë në Vicente Calderon. Këtë sezon Martinez ka startuar në tetë ndeshje, derisa gjashtë të tjera i zhvilloi si zëvendësues. Edhe pse po kalon në formë të dobët, kjo nuk e ka ndalur Tottenhamin që të bëjë ofertë për të. Marca raporton se oferta e klubit anglez është refuzuar menjëherë, pasi Atletico nuk mund të realizojë transferime shkaku i bllokimit nga FIFA për shkelje të rregullave për transferime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency