Ai po rrinte ngjeshur për muri me sytë në telefon, policët afrohen dhe e sulmojnë brutalisht

0
293

Shefi i policisë në Mesa, Arizona, thotë se ishte “i zhgënjyer” nga një video që tregon oficerët që godasin dhe gjunjëzojnë  një njeri të paarmatosur i identifikuar si Robert Johnson, pasi i ishin përgjigjur një thirrjeje në një kompleks apartamentesh

Videoja prej 20 minutash, e marrë nga një kamerë mbikqyrëse, tregon se si policët godasin në kokë deri sa e rrëzojnë një person me ngjyrë.

Policët dyshonin se Johnson po tentonte të hynte me banesë në shtëpinë e së dashurës së tij, por ai në atë moment nuk tenton aspak të bëjë rezistencë ndaj policisë.

Shefi i policisë së Mesa, Ramon Batista u tha gazetarëve se ai donte të ishte transparent me publikun duke shtuar se duhet parë konteksti i ngjarjes por kjo sipas tij nuk përfaqëson punën që bëhet çdo ditë nga nga policia.

Për katër nga oficerët e përfshirë në incident janë marrë masa administrative derisa departamenti kryen një hetim.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk përfaqëson tërë punën që bëhet çdo ditë,” tha Batista. “Ata janë qenie njerëzore dhe sigurisht në shikim të parë, kjo duket si një gabim”.

Shoqata e Policisë Mesa, e cila përfaqëson dhe mbron në emër të oficerëve, argumentoi se pamjet u lëshuan shumë shpejt. “Është shumë e papërshtatshme të lëshohet një pjesë e videos pa audio që nuk përfshin kontekstin e plotë”, thuhej në deklaratë. “Për më tepër, ne nuk e kuptojmë pse video është duke u lëshuar kur një hetim i brendshëm nuk ka përfunduar. Është e rëndësishme të kuptohet se çdo përdorim i forcës, kur shihet, është vështirë të shikohen dhe kurrë nuk duket “mirë”. ”

Por kritikët e sjelljes së departamentit thonë se disa incidente që përfshinin Departamentin e Policisë Mesa në vitet e fundit komplikojnë përpjekjet për ta hedhur këtë si një ngjarje të vetme.

“Mesa ka një kulturë të brutalitetit të policisë dhe kjo prek të gjithë njerëzit që jetojnë në Mesa dhe udhëtojnë nëpër Mesa, dhe kjo kulturë duhet të pastrohet menjëherë”, tha Benjamin Taylor, avokati i Johnson. Lëshimi i videos ka nxitur gjithashtu protesta nga komuniteti lokal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here