Francë/ Testohet qetësuesi me bazë kanabisin, pacientët në gjendje të rëndë

0
136

france6 persona janë në gjendje kritike për jetën, pas testimit të një medikamenti të ri në Francë.
Njëri prej tyre ka rënë në koma. Lajmin e pohoi vet ministrja e Shëndetësisë, Marisol Touraine, e cila foli për një incident shumë serioz, të ndodhur gjatë eksperimentimit në një laborator privat në Rennes.
Ministrja ka vendosur të udhëtojë drejt qytetit veriperëndimor, për të parë gjendjen e të sëmurëve e për të mësuar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. Testimet janë ndërprerë dhe firma ka thirrur mbrapsht të gjithë vullnetarët e përfshirë, numri i të cilëve nuk është ende i qartë.
Mësohet se, pjesëmarrësit në eksperiment kanë marrë nga goja një mjekim të prodhuar në një laborator europian, i cili kishte licencë veprimi, ndërsa raporte të pakonfirmuara në median franceze përmendin një qetësues dhimbjesh me bazë kanabisin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency