Si të zgjidhni çadrën e duhur

0
130

ccPër shumë persona çadra është një bezdi më vete, sidomos kur ajo është e madhe apo kur prishet në mes të një stuhie shiu. Të gjithëve na ndodh që një çadër e sapoblerë të na lëri në baltë, duke iu këputur telat apo duke iu prishur mekanizmi hapës dhe mbyllës.

Si të zgjedhim një çadër rezistente?

Kur shkoni në dyqan kërkoni një çadër me sa më shumë helika dhe hapësira midis tyre të jetë e vogël. Këto çadra kanë rezistencë më të lartë për të përballuar forcën e shiut apo të erës.
Gjithashtu rekomandohet të kenë perçina solide. Perçina quhet pjesa që bashkon dhe mban të kapur tendën dhe helikat. Në qoftë se perçinat janë të dobëta, mos e blini atë çadër!
Mos harroni të merrni në konsideratë situatën e përgjithshme meteorologjike në qytetin ku jetoni.
Gjithashtu, jepini rëndësi elementeve, siç janë: diametri i tendës, kompakticiteti, pesha, rezistenca, thellësia dhe stili. Kështu, në qoftë se ju doni një çadër thjesht për të shëtitur qenin, ju do të keni te tjera kërkesa nga një person që e përdor çadrën gjatë gjithë ditës.
Rëndësi të veçantë ka edhe materiali. Rekomandohet që tenda të jetë në materialin e najlonit, ndërsa helika të jetë metalike.

Të blejmë një çadër të vogël që mbahet lehtësisht në çantë dhe kur fillon shiu me stuhi të mbron veç kokën? Apo një çadër të madhe që të mbron nga shiu, por e bezdisshme dhe e rëndë?

Në këtë rast zgjedhja është disi e vështirë. Ju mundohuni të gjeni një çadër rezistente, me helika metalike, tendë kompakte dhe një madhësi mesatare. Në qoftë se në qytetin tuaj fryn shumë erë, atëherë jepini rëndësi rezistencës së çadrës dhe doreza të jetë prej druri.
Në qoftë se ju e përdorni çadrën thjesht për të shkuar nga puna te makina apo nga shtëpia te supermarketi i lagjes, atëherë një çadër e vogël dhe kompakte do të ishte perfekte.

Stili dhe ngjyra e çadrës janë gjithashtu të rëndësishme në përzgjedhjen që ju bëni.

Në qoftë se doni të ruani pamjen prej biznesmeni, përdorni një çadër të zezë ose blu për të qenë më klasik.
Në qoftë se dëshironi që çadra të bëjë figurë dhe të kombinohet me stilin tuaj të veshjes, atëherë zgjidhni një çadër me dizajne të veçanta, transparente, me topa, pika, bardhë e blu apo bardhë e zi.
Çadrat e thella, me tenda transparente dhe me printe, siç janë kafazet e zogjve, kanë qenë më të përdorurat nga anëtarët e familjeve mbretërore.
Pra, përzgjedhja e çadrës meriton vëmendjen e secilit prej nesh si një aksesor i domosdoshëm në ditët me shi dhe në përputhje me stilin tonë të veshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency