FIFA ndëshkon ekipet e Madridit, s’mund të blejnë deri në 2017

0
127

fifaFIFA ka ndëshkuar Real Madrid dhe Atletico Madrid duke i ndalur këto dy klube të bëjnë transferta në merkaton e verës së vitit 2017.

Kishte rreth një vit që flitej në lidhje me këtë vendim, ndërsa dy klubet madrilene janë ndëshkuar për të njëjtën arsye si Barcelona, me katalansit që nuk kanë pasur mundësi të federojnë lojtarë të rinj për dy sesione të merkatos.

Kjo masë është marrë për shkak të parregullsive që janë verifikuar në regjistrimin e lojtarëve nën moshë nga Real dhe Atletico.

Federata Spanjolle e Futbollit, gjatë gjithë kësaj kohe, ka grumbulluar informacion në lidhje me lojtarët nën moshë që janë në pronësi të këtyre dy klubeve, që duket se kanë shkelur nenin 19 sipas së cilit nuk është i lejuar nënshkrimi i lojtarëve nën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve specifike.

Rreth 50 lojtarë të Real-it janë nën hetim dhe dyshohet se “Los Blancos” kanë qenë në dijeni të sanksionit të FIFA-s dhe për këtë arsye kanë përshpejtuar blerjen e Marco Asensios, Jesus Vallejo dhe Martin Odegaard.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency