PD: Drafti i Ramës kap politikisht reformën në drejtësi, ja 11 pikat ku ndahemi

0
147

oktapodi ramaPërfaqësuesit e së djathtës prezantuan 11 rekomandimet e pareflektuara në draftin e PS-SË sipas Komisionit të Venecias

Përfaqësuesit e së djathtës në tryezën e diskutimeve me eskpertët e nivelit të lartë vendas dhe të huaj, deklaruan PS kërkon kapjen e reformës në drejtësi. I pranishëm në tryezë, deputeti Eduart Halimi, tha se ekspertët e PS-së në mënyrë të njëanshme hartuan një draft duke ecur në të njëjtën linjë që kishin ecur edhe më parë me injorim ndaj të gjithë rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sipas tij, ky draft hidhte poshtë skemat e ndërtimit institucional si një skemë e komplikuar që synon kapjen politike të sistemit të drejtësisë. “Kanë qënë partnerët ndërkombëtarë të cilët bënë të mundur që eskpertët e Edi Ramës të tërhiqnin draftin paraprak dhe të fillonin punën bashkë me eskpertët e PD dhe grupeve të tjera parlamentare” – deklaroi deputeti Halimi. Më tej eksperti Halimi bëri me dije se emërimi i personave në institucionet e drejtësisë të bëhen me një shumicë në parlament duke mos, që të ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë.  “Situata në parlament është që Edi Rama ka një shumicë mbi 84 vota. Zgjedhja e gjithë kupolës të këtij sistemi të mos bëheshe me 84 votat që i ka kryeministri por të bëhet me një shumicë tjetër prej dy të tretat ” – bëri me dije Halimi. Ndërkaq ai theksoj se skema duhet të çmontohet por eskpertët e PS-së kanë kërkuar kohë. Po ashtu, edhe eksperti tjetër i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, se sipas paragrafit 127, shumica aktuale kontrollohet nga mazhoranca prej 3/5, për ta përforcuar rrezikun, gjë e cila sipas qëndrimit të Alibeajt, nuk conte në drejtimin e dëshiruar nga të gjithë. “Janë plot 30 funksionarë të rinj që përbëjnë kupolën e sistemit gjyqësor shqiptar të prezantuar sipas kësaj reforme në mënyrë të njëanshme, të cilët emërohen nga një mazhorancë që kontrollon votat. Kjo është vetëm një nga mjetet  që vendos nën thundër të plotë partiake sistemin e drejtësisë” – deklaroi eksperti i Partisë Demokratike. Ndërkohë ai theksoi se skema prej 8 institucionesh të reja e cila do të popullohet me funksionarë të lartë të emëruar në mënyrë partiake . është ajo skemë e cila u prezantua për herë të parë në draftin. “Komisioni  i Venecias do ti rekomandonte ligjvënësve shqiptarë që të rishikojë numrin e këtyre institucioneve dhe të vendoste që numri të zvogëlohej, c’ka rezulton ishin tetë institucione në momentin kur drafti i shkoi komisionit të Venecias, ku ngelën këto 8 institucione, edhe në draftin përfundimtar të konsideruar si të tillë ngelën po kaq institucion, pra po 8 institucione” – sqaroi Alibeaj. Ndërkaq, eksperti Gazmend Bardhi, u shpreh se Komisioni  i Venecias ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria ka burimet e nevojshme financiare për ngritjen e një gjykate të re të lartë duke lënë kështu të hapur mundësinë për të një zgjidhje alternative, për një kolegj të  posacëm administrativ brenda Gjykatës së Lartë. Po ashtu ai deklaroi se Komisioni i Venecias është shprehur që roli i Presidentit të Republikës duhet të jetë më i pakët nga ai që Presidenti zotëron sot.  “Në draft thuhet se vlerësimet që bën presidenti për kandidaturat e  papërshtatshme, e humbin fuqinë e tyre momentin kur i njëjti organ pra Këshilli i lartë gjyqësor vendos” –deklaroi eksperti Bardhi.  Ndërkaq, eksperti Ivi Kaso shtoi se janë katër çështje të tjera të cilat në draftin e qarkulluar mbrëmë nga komisioni Ad Hok, nuk janë respektuar rekomandimët koncize dhe të qarta të Komisionit të Venecias. Kaso tha se ka vërejtur mosrespektimin e komisionit të Venecias mbi mungesën e nevojës së ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas pikave të tij, nuk respektohet konkluzioni i Komisionit të Venecias që procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë një process rigorozisht i përkohshëm, si edhe komenti i Komisionit të Venecias mbi nevojën e respektimit të nenit 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut, drafti i shpërndarë dje në mënyrë tinzare ka bërë vetëm ndryshimin e emrit të komisionit Kaso renditi më tej se se drafti ka përfshirë dhe Kryeministrin në procesin e emërimit të strukturave që merren me procesin e vlerësimSipas opozitës, edhe në variantin përfundimtar qeveria nuk ka hequr dorë nga ky qëllim, sepse nuk ka reflektuar rekomandimet kryesore të “Venecias” për një drejtësi të pavarur nga politika. Sipas tyre, një nga mekanizmat kryesore është shumica, me të cilën zgjidhen insitucionet e reja të drejtësisë. “Për të pamundësuar kryeministrin, qoftë kur e ka emrin Edi Rama, qoftë Lulzim Basha, që të kapë, të emërojë dhe të mbajë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë, skema duhet të çmontohet. Me 84 vota emërohen 8 institucione, që krijojnë një oktapod të vërtetë në kapjen e sistemit të drejtësisë”, tha Eduard Halimi. “Është pikërisht skema me 8 institucione të reja, që duhet të popullohet me funksionarë të lartë të emëruar në mënyrë partiake. Pra janë plot 30 funksionarë të rinj, që përbëjnë kupolën e sistemit gjyqësor shqiptar, të prezantuar sipas kësaj reforme të njëanshme, që emërohen në mënyrë të njëanshme nga një mazhorancë që kontrollon votat”, tha Enkelejd Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency