Vijojnë protestat për largimin e Guvernatorit Fullani

0
128

protesta-300x225Ashtu siç është paralajmëruar, protestat për largimin e Guvernatorit Ardian Fullani kanë vijuar edhe sot. Dhjeta qytetarë janë mbledhur para zyrës së Fullanit, duker kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij. Sipas protestuesve, fullani ka përgjegjësi direkt për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë. “Unë e njoh që të ri, si ka mundësi që një njeri kaq mediokër të vendoset në krye të Bankës së Shqipërisë”, tha një prej protestuesve. “Çdo dyqan ushqimor bën bilancin e tij çdo muaj, si ka mundësi që Banka e Shqipërisë nuk bënte inventar për paratë për katër vjet me radhë”, ka thënë një tjetër protestues. “Të largohet Fullani, nuk pranojmë më të na grabisin. Si ke fytyrë dhe qëndron ende në atë Bankë të cilën e drejton dhe nuk mban përgjegjësi për vjedhjen. Ti je vampir”, tha një tjetër protestues. Protestat për largimin do të jenë të përditshme, me përjashtim të ditës së nesërme, për t’u organizuar më mirë. Protestuesit thonë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Fullanit. Organizatorët thanë se në ditët në vijim, do të qendrojnë për orë të tëra para zyrës së Fullanit, deri sa ky të largohet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency