Krim në familje në Berat, burri godet me sende të forta gruan, e detyron te pijë fostoksinë

0
35

policia beratNjë tjetër krim brenda familjes ka tronditur mesditen e sotme Beratin.

Burri ka vrarë gruan me mjete të forta. Nga të dhënat praprake të policisë, mësohet se Tomorr Zeqo, 45- vjeç, nga Ura Vajgurore, ka qëlluar me mjete të forta gruan e tij Mimoza 42- vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Por krimi thellohet edhe më tej, pasi në momentet e fundit të jetës, Tomor Zeqo e ka detyruar bashkëshorten e tij të pijë helm, të llojit fostoksinë. Bluzat e bardha të spitalit konfirmuan se Mimoza Zeqo kishte shumë pak shenja jete, pasi ajo kishte marrë goditje të forta në trup dhe kokë. Në momentin e krimit, në banesë kanë qenë të pranishëm vetëm çifti Zeqo, pasi dy fëmijët nuk ishin në shtëpi. Kanë qenë banorët të parët që kanë dëgjuar sherrin mes çiftit. Sipas dëshmive të tyre, pas sherrit mes çiftit, e kanë gjetur gruan në gjendje shumë të rëndë e cila ndërroi jetë sapo iu nënshtrua ndërhyrjeve të mjekëve. Gjithashtu mësohet se çifti Zeqo, kohët e fundit kishte pasur probleme dhe grindje të herë pas herëshme. Për konfliktin e çiftit Zeqo kanë qenë në dijeni edhe motra dhe vëllai i viktimës. Pista kryesore ku policia po heton për këtë krim është ajo e xhelozisë. Në vitin 2008 Tomor Zeqo, pas një konflikti për pronën me vëllain e tij Gramoz Zeqo i ka hedhur atij një grantë dhe si pasojë e shpërthimit janë plagosur të dy vellezerit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.