Muzeu i FIFA pritet të hapet më 28 shkurt

0
116

 

fifa8 fifa7 fifa5 fifa4 fifa3 fifa2 fifa1Ndonëse e pushtuar nga skandali, FIFA do të inagurojë muzeun e saj “Muzeu i futbollit Botëror” më 28 shkurt në Zyrih, vetëm 2 ditë pas zgjedhjes së presidentit të saj të ri. Lajmi u bë publik nga vetë drejtori ekzekutiv Stefan Jost, gjatë një turi që ai bëri për mediat në këtë muze.

Me një kosto totale 140 milionë dollarë, muzeu është një ndërtesë 3 katëshe rreth 3 mijë metra katrorë që i dedikohet ekspozitave të përkohshme dhe 1500 metra katrorë hapësirë publikë që përfshin një dyqan, një bar kafe dhe një qendër e sallë konferencash.

Gjithsesi muzeu do të marrë një tjetër rëndësi sepse do të inaugurohet nga presidenti i ri i FIFA-s që do të zëvëndësojë Sepp Blater, i cili i tha fund karrierës së tij në krye të këtij institucioni botëror muajin e shkuar, kur u pezullua për 8 vjet nga cdo aktivitetet futbollistik për dhunim të etikës, post që e mbante që prej vitit 1998.

Jost, kur u pyet a është 28 shkurti, koha e duhur për të hapur muzeun, u përgjigj:

“Mendoj se është e kundërta, mendoj se është koha e duhur për të sjellë në fokus futbollin global, se cfarë impakti ka ai në jetën e njrezve dhe si i bashkon futbolli njerëzit dhe kombet përtej kufijve. Mendoj se kjo është më e rëndësishme se data” tha ai.

“Ne nuk presim të kemi një impakt të madh, ne kemi bërë disa kërkime, jemi të shqetësuar deri në momentin e inaugurimit por sigurisht që muzeu nuk ka lidhje me skandalin e korrupsionit mes zyrtareve të FIFA-s” këmbënguli ai.

Drejtuesi i lartë i FIFA-s tha se ai pret që mbi 250 mijë vizitorë në vit do të vijnë për të parë nga afër muzeun e fubtollit botëror. E gjitghë historia e FIFA-s sipas tij, do të pasqyrohet në këtë muze.

Jost tha se nuk mund të thotë nëse në inaugurim do të marrë pjesë apo jo presidenti i ri i FIFA-s por është i sigurt se Blatter nuk do të marrë pjesë.

“Kur muzeu të hapet, edhe Blater do të mund ta vizitojë atë, mund të blejë biletë dhe të hyjë si një qytetar normal”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency