Kujdesi që duhet treguar nga antibiotikët

0
219

Antibiotiku nuk do të ndikojë në viruse e as nuk do të lehtësojë simptomat. Antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë dhe në mënyrë jot ë rregullt, bakteriet në to bëhen rezistuese

 

antibiotiketAntibiotikët janë barëra antimikrobal të cilët mbysin dhe parandalojnë rritjen e bakterieve edhe disa infeksioneve këpurdhore. Përdoren për shërimin e infeksioneve bakteriale, infeksione këpurdhore dhe atyre nga parazitët, derisa në viruse nuk bëjnë dobi. Antibiotikët kanë efekt shërues në infeksione dhe mund të shpëtojnë jetë. Nëse nuk merren në mënyrë të rregullt, antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.

Si ta përdorim antibiotikun?

Antibiotikët mund të merren nëpër farmaci vetëm me recetë të mjekut, që do të thotë se mund të merren vetëm atëherë kur mjeku ju rekomandon. Antibiotikët mos i ndani me dikë tjetër.

E rëndësishme është që antibiotikët të merren deri në fund të periudhës së caktuar nga mjeku, e jo të ndërpriten në gjysëm,  zakonisht si të shihni që keni bërë më mirë. Nëse më heret i ndërpresim antibiotikët, bakteriet e mbetura aktivizohen. Antibiotikët kanë efekt në infeksione bakteriale nëse mirren:

Në dozë të saktë

Në orarë të caktuar

Mjaftueshëm gjatë

Pse antibiotiku nuk është i dobishëm në shërimin e kollitjes dhe ftohjes?

Antibiotiku bën dobi vetëm për bakterie, jo në viruse. Infeksionet virusale janë më të shpeshta se ato bakteriale. Viruset janë shkaktarë të ftohjes, gripit, dhimbjes së fytit, ndezjes së sinuseve dhe kollitjes. Kollitja dhe dhimbja e fytit në të shumtën e rasteve janë simptoma të infeksioneve virusale dhe antibiotikët nuk mund të ndihmojnë në shërim, por as në lehtësim të simptomeve.

Çfarë të bëjmë nëse ftohja nuk kalon pa antibiotikë?

Kjo do të thotë se asnjëherë nuk keni provuar që ftohjen ta kaloni pa antibiotikë. Shkaktar i ftohjes është virusi në të cilin antibiotiku nuk bënë punë. Disa simptoma të virozës dhe ftohjes mund të zgjasin më shumë edhe se një javë, kolla mund të zgjasë edhe deri në tre javë. Antibiotiku nuk do të ndihmojë në shërim.

 Pse ‘për cfar do rasti’ nuk duhet të mirrni antibotik?

Antibiotiku nuk do të ndikojë në viruse e as nuk do të lehtësojë simptomat. Antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore. Më së shpeshti barkqitje, mundim. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë dhe në mënyrë jo të rregullt, bakteriet në to bëhen rezistuese.

Cili është reziku nga antibiotikët?

Antibiotikët mbysin shumicën e bakterieve, por disa bakterie arrijnë të zhvillojnë mbrojtjen e tyre dhe antibiotikët në to nuk bëjnë dobi. Sa më shpesh që merren antibiotikët, më e madhe është mundësia që bakteriet të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t’i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj.

Si mund ta parandalojmë zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve?

Zhvillimi i rrezistencës ndaj antibiotikëve nuk mund totalisht të parandalohet, por mund ta ngadalësojmë me marrjen e rregullt të antibiotikëve: Vetëm me rekomandim të mjekëve. Femra.net

 

BOX

Kujdes!

Antibiotikët nuk janë barëra për shërim të gripit dhe ftohjes

Antibiotikët nuk janë barëra për çdo dhimbje të fytit

Antibiotikët shërojnë infeksionet bakteriale, por jo viruset

Antibiotikët nuk janë barëra për ulje të temperaturës

Marrja e antibiotikëve pa orar zvogëlon mundësinë për shërim

Antibiotiku merret vetëm me rekomandim të mjekut

Marrja e parregullt të antibiotikëve shkakton bakterie shtesë

Marrja e antibiotikëve nuk do të shërojë ftohjen

Antibiotikët merren në afat të caktuar dhe doza duhet të merret e tëra.

Antibiotikët shpesh përdoren kot,  si për ftohje, gripa dhe kollitje

Mos e ndani antibiotikun me të tjerët, ky është bar vetëm për ju

Përdoreni të gjithë dozën e antibiotikëve, mos e ruani për më vonë

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency