‘Koleksionisti i riatdhesimeve’ pasi ishte dëbuar nga Italia 14 herë, shkon sërish…

0
105

Ishte dëbuar plot 14 herë nga Italia, por, i pakënaqur me rekordin, u rikthye në Sant’Ilario D’Enza, në provincën e Reggio Emilias, ku iu vunë përsëri prangat në duar.

Shtetasi shqiptar Emiliano Fejzo, 36 vjeç, i njohur si ‘koleksionisti i riatdhesimeve’, ka precedentë për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar në shkurt 2018.

Por brenda pak muajve u kap sërish në territorin italian e u arrestua për hyrje të paligjshme. Herën e fundit u dëbua më 13 qershor të këtij viti, me një fluturim vetëm vajtje nga Malpensa në Tiranë.

Mbi të rëndojnë 11 denoncime për hyrje të paligjshme dhe shkelje të masave të imponuara nga autoritetet. Mëngjesin e sotëm doli para gjyqtarit që vendosi për të detyrim paraqitjeje në stacionin e Sant’Ilario D’Enza, ku u kap nga karabinierët, në pritje të dëbimit të 15-të nga Italia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here