Shqiptarit i vranë djalin me thikë, revoltohet pas dënimit të autorit: Italia është një turp!

0
184

Me 10 vite e 8 muaj burgim është dënuar sot nga gjykata italiane e Ternit 22-vjeçari shqiptar Mariel Mjeshtri, i cili ka vrarë duke goditur me thikë 20-vjeçarin Oltjan Nela, edhe ai shqiptar.

Mjeshtri ka përfituar ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Piemonte” në Terni, natën mes 7 dhe 8 dhjetorit të vitit të shkuar gjatë një përleshje jashtë një klubi nate, ndërsa Nela ka humbur jetën në 9 dhjetor në spital. I ati i viktimës është shprehur i pakënaqur me dënimin: Kjo është Italia, është një turp!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here