Ipeshkvia e Kosovës dhe Bashkësia Islame festojnë së bashku Krishtlindjet

0
137

 

wwMe rastin e festës së Krishtlindjes, pjesëtarë të jetës politike në Kosovë dhe fytyra publike kanë uruar Ipshekvinë, shumë prej të cilëve po marrin pjesë në Katedralen e Prishtinës për një koktej të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës. I pranishëm në këtë koktej është edhe Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Në këtë pritje për Krishtlindje po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, anëtarë të ndryshëm të partive politike, artistë, etj., transmeton ksp.

Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji me këtë rast dha porosinë e tij për këtë festë, të cilën porosi tha se e ka dërguar edhe me shkrim dhe se aty i ka kritikuar politikanët tanë.

“Dëshiroj të them se e kemi kaluar një vit të mundimshëm dhe shpresoj që vitin që ardhshëm të kalojmë në paqe dhe te kemi guxim ta shikojmë njëri-tjetrin në sy pa inat dhe me zemër të hapur” tha Gjergji.

Ai ripërsëriti se në këto Krishtlindje ka marrë një lajm të mirë nga Vatikani për shenjtërimin e humanistes shqiptarë, Nënë Tereza. Sipas tij, Nëna Terezë do të bëhet shenjtore vitin e ardhshëm.

Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i uroi të gjithë besimtarët katolikë për këtë festë duke thënë se shpreson që viti i ardhshëm të jetë sa më i mirë dhe të ketë paqe sa më shumë.

Ai shtoi se Ipeshkvia e Kosovës dhe Bashkësia Islame do të mundohen sa më shumë që në Kosovë të ketë mirëqenie.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi nuk ishin të pranishëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency