Platini dhe Blatter dënohen me 8 vjet përjashtim

0
120

 

 

Michel-Platini-and-SeppPresidenti i UEFA-s, Michel Platini, është shprehur se përmes këtij vendimi dëshirojnë ta eliminojnë nga futbolli. Vendimi i Komitetit Etik të FIFA-s dënoi me nga tetë vjet përjashtim nga të gjitha aktivitetet e futbollit dyshen Michel Platini dhe Sepp Blatter. Të dy krerët e futbollit akuzohen për një pagesë jo të rregullt në vlerë prej dy milionë frangash zvicerane që i ishte bërë Platinit nga llogaria e FIFA-s në vitin 2011. Ndërsa, Platini dhe Blatter kanë konfirmuar se të dy do të dërgojnë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. “Përveçse do ta dërgoj rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, do të ankohem edhe në gjykatat civile për të marrë dëmshpërblim për çdo paragjykim që kam vuajtur gjatë këtyre javëve shumë të gjata”, – është shprehur francezi në një deklaratë për AFP. Ai është shprehur se ky vendim nuk e befason atë. “Vendimi nuk më befason mua. Jam i sigurt se vendimi ishte marrë para datës 18 dhjetor, dhe ky vendim është vetëm një mbulim patetik i dëshirës për të më eliminuar nga bota e futbollit”, – ka thënë Platini.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency