Kosovë / Blushi: Nuk e kuptoj se si guri e gazi të jenë element i një partie politike

0
152

 

 

 

foto-kushtrim-ternava-ben-blushi-16-copyGjatë një takimi që ka mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, shkrimtari dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ben Blushi, ka dhënë “mend” për opozitën kosovare në lidhje me mënyrën e protestës që ata po përdorin në Kuvend.

Blushi i ka thënë deputetes së Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja, Shqipe Pantina, se ai ka qenë 8 vite në opozitë, por asnjëherë nuk do të shkonte me gaz lotsjellës në Kuvend.

Blushi gjithashtu thotë se ka respekt për Vetëvendosjen, por që nuk e kupton se si guri e gazi të jenë element i një partie politike.

Ai thotë se Vetëvendosje ka çfarë t’i japë opozitës në Kosovë e cila i ka dhënë shumë deri më tani, por që duhet hequr dorë nga këto metoda.

Duke treguar se për ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, ka mjaft respekt, por ka kujtuar se, si i tillë, ai e ka vendin në politik e jo të bëhet martir.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency