Drejtori i arrestuar për korrupsin, vdes në burg

0
193

 

burgNjë drejtor i arrestuar për korrupsion disa javë më parë ka ndërruar jetë në spital. Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve.

Robert Shtëmbari është arrestuar në muajin nëntor për korrupsion, ndërsa ai mbante detyrën e drejtorit të Emergjencave në Lushnje.

Sipas tyre, “Robert Shtëmbari, i paraburgosur prej muajit nëntor 2015 pranë IEVP Rrogozhine, ka pësuar një atak kardiak pasditen e sotme.

Sapo ka ndodhur ngjarja, rreth orës 16:40, është njoftuar mjeku roje i institucionit, i cili ishte prezent dhe ndërhyri menjëherë. Pas dhënies së ndihmës së parë në institucion, i paraburgosuri është nisur për trajtim të specializuar në qendrën shëndetësore Rrogozhinë, ku ka mbërritur në orën 16:50.

Rreth 20 minuta pas paraqitjes aty, i paraburgosuri ka ndërruar jetë. Sqarojme se ky person vuante nga tensioni i larte, gjë për të cilën trajtohej rregullisht.

Vetëm dy ditë më parë ai është shoqëruar për një vizitë tek mjeku specialist (kardiak). Shtëmbari ishte 55 vjeç dhe banues në Tiranë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency