Tjetër aksident, përplasen dy makina në aksin Librazhd-Prrenjas, 6 të plagosur

0
194

Një tjetër aksident është shënuar në vendin me pasojë plagosjen e 6 personave.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas. Për pasojë, kanë mbetur të lënduar 6 pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here