Kriza e emigrantëve/ Merkel u përgjigjet kritikëve , kufizim i numrit të refugjatëve, por pa vendosur një kufi

0
122

m

 

 

Nën presionin e kritikave, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron kufizimin e numrit të refugjatëve, por pa vendosur një kufi. Në prag të Kongresit dy-ditor të “Unionit KristianDemokrat” (CDU) që do të zhvillohet në qytetin jugor Karlsruhe, Merkel tha se është në kërkim të një zgjidhjeje europiane.

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë: “Numri i emigrantëve duhet reduktuar përmes solidaritetit europian dhe duke luftuar arsyet e largimit të njerëzve dhe jo nëpërmjet masave të njëanshme të Gjermanisë. Pa dyshim ne duhet të marrim masat tona, por ato duhet të jenë gjithnjë në përputhje me veprimet Europiane”.

Strategjia e saj përfshin: Bashkëpunimin me Turqinw për të luftuar trafikantët, përmirësimin e situatës në kampet me refugjatë sirianë në Turqi, Liban dhe Jordani si dhe forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-se. Numri i refugjatëve që do të hyjnë në Gjermani pritet të arrijnë 1 milionë këtë vit. Kritikët e Kancelares kërkojnë uljen e këtij numri, përpara zgjedhjeve të Marsit, në tre landet e Gjermanisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency