Itali/ Renzi: Bombat në Siri nuk mjaftojnë kundër terrorizmit

0
153

Matteo-Renzi-335x200

 

 

Bombardimet kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) nuk mjaftojnë për t’i bërë ballë kërcënimit terrorist, që nuk ka lindur vetëm në Siri, por gjithashtu edhe në periferitë evropiane, deklaroi sot shefi i qeverisë italiane, Matteo Renzi.“Nuk mund të mbështetemi vetëm në reagime instiktive dhe emotive… Të mendosh se mund të mundim armikun tonë duke bombarduar diku larg shtëpive tona, është të mos shohësh realitetin në sy”, tha Renzi gjatë inaugurimit të “Romë Med 2015”, një konferencë ndërkombëtare mbi Mesdheun.“Të gjitha atentatet e kryera në Evropë gjatë vitit 2015 ishin përgatitur nga qytetarë që ishin rritur në periferitë tona, që ishin edukuar në shkollat tona, që kishin parë me fëmijët tanë të njëjtat ndeshje futbolli”, vazhdoi ai.Duke vlerësuar se kultura është një armë efikase kundër terrorizmit dhe islamit radikal, ai shpalli në fund të nëntorit një shumë prej 500 milionë euro për periferitë italiane dhe gjykoi se për çdo euro shtesë të shpenzuar për çështje të mbrojtjes, po aq duhen shpenzuar për kulturën

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency