Futbolli në zi / Vritet kapiteni i kombëtares së Hondurasit , Arnold Peralta

0
159

aa

Kapiteni i kombëtares së Hondurasit, Arnold Peralta 26 vjeç është vrarë me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në qytetin La Ceiba.

Policia lokale dyshon se vrasja është bërë nga një grup grabitësish, megjithatë hetimet janë ende në proces për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për arrestimin e autorëve. Trajneri i kombëtares së Hondurasit, Osman Madrid tha se “vdekja e Peraltas është një tragjedi për futbollin”. 26-­vjeçari Arnold Peralta luante me ekipin e Deportivo Olimpias, në kampionatin e Hondurasit.

Në vitin 2014 ai nuk mundi të merrte pjesë në fazën finale të Botërorit të futbollit, për shkak të një dëmtimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency