Erdogan ka kërkuar takim me Putin

0
146

putimPresidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov gjatëë një konferece për shtyp. Takimi mund të zhvillohet më 30 nëntor në Paris, gjatë një samiti për klimën globale.

Nuk dihet nëse takimi do të zhvillohet me siguri apo jo. Pas rrëzimit të avionit rus marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar.

Erdogan thotë se avioni rus është paralajmëruar disa herë pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore turke, ndërsa Putin kundërshton duke thënë se avioni është qëlluar në hapësirën ajrore të Sirisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency