Europa League/Skënderbeu rikthehet në Stamboll, synon fitoren

0
161

Skenderbeu-feston-golin-e-Radasit.-351x185

 

Korçarët, edhe pse janë më pak të favorizuar në letër, janë nisur me synimin për të marrë një fitore që mund t’u vlejë shumë

 

5 shekuj më pas Skënderbeu zbarkon në Stamboll. Nga largimi i Heroit Kombëtar më 28 nëntor 1443, që u kthye në Atdhe, duke rimëkëmbur principatën e Kastriotëve dhe udhëhoqi luftën 25-vjeçare kundër pushtuesve turq, deri te kampionët e Shqipërisë që zbarkuan për ndeshjen e Europa League. Te Beshiktashi nuk e nënvlerësojnë Skënderbeun. Edhe pse ka në dispozicion një skuadër me shumë lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare, trajneri i Beshiktashit, Senjol Gunes, nuk u zë aspak besë kortarëve. Sipas 63-vjeçarit turk, edhe pse ekipi fitoi 1-0 në sfidën e parë ndaj Skënderbeut, kampionët e Shqipërisë janë përmirësuar shumë që nga ajo periudhë dhe në ndeshjen e kësaj të enjteje, Beshiktashi nuk do ta ketë aspak të thjeshtë për të marrë një tjetër trepikësh. “Ne u përballëm me Skënderbeun në ndeshjen e parë të grupit. Nuk hasëm shumë vështirësi në atë sfidë, pasi edhe pse fituam vetëm 1-0 krijuam shumë raste për gol dhe asnjëherë nuk vendosëm në diskutim marrjen e tre pikëve. Megjithatë, Skënderbeu kohët e fundit është përmirësuar së tepërmi, ata kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme dhe kjo gjë na e vështirëson jashtëzakonisht objektivin për të marrë një tjetër fitore ndaj tyre. Në ndeshjen e fundit, Skënderbeu mposhti 3-0 Sportingun e Lisbonës që është skuadra më e fortë e grupit, dhe kjo është një tjetër e dhënë që tregon shumë për forcën e tyre. 2 muaj më parë ne luajtëm ndaj skuadre pa eksperiencë, por me ndeshjet që ka zhvilluar deri tani Skënderbeu ka fituar goxha përvojë, dhe mund t’i hapë probleme çdo kundërshtari. Fitorja ndaj tyre nuk është e sigurt për ne”. Përballë, Skënderbeut, Beshiktashi rrezikon të mos të ketë të gatshëm një prej lojtarëve kryesorë të ekipit, siç është portugezi Ricardo Quaresma, i cili ka pësuar një dëmtim dhe është në dyshim të madh për këtë sfidë.

 

Arritja e korçarëve në Turqi

 

Rreth mesnatës së të martës me të mërkurën, korçarët zbritën në tokën turke, në aeroportin “Ataturk” të Stambollit për sfidën me Beshiktashin, e parafundit në grupin H të Europa League. Prej emrit që mbajnë dhe paralelizmit me Gjergj Kastriot Skënderbeun, heroit jo vetëm shqiptar, por edhe të të gjithë Evropës, që nuk lejoi përparimin e mëtejshëm të osmanëve në kontinentin e vjetër, interesimi i mediave për këtë mbërritje ishte i madh. Skuadra është shoqëruar gjatë gjithë kohës në aeroport dhe deri në momentin kur lojtarët hipën në autobus, pas kontrollit të pasaportave. Menjëherë skuadra e Mirel Josës iu drejtua hotelit “Marriot”, kompleksit luksoz me 5 yje në zonën aziatike të qytetit më të populluar në Turqi, që vlerësohet edhe si qendra ekonomike, kulturore dhe historike e vendit. Skënderbeu kthehet në Stamboll, për një tjetër betejë, këtë herë në tokën turke. Kampionët e Shqipërisë synojnë të evitojnë humbjen, për të mos i dhënë lamtumirën e parakohshme Europa League.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency