‘Bashkëqeverisja e Ramës me popullin’, Besnik Mustafaj: Ky kryeministër është i rrezikshëm

0
206

Publicisti Besnik Mustafaj, e ka konsideruar platformën e Edi Ramës “Bashkëqeverisje me popullin” si metodë për t’u tallur me emocionet e njerëzve.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, Mustafaj tha se Rama është një kryeministër i rrezikshëm që shpik metoda për të luajtur me hallet e qytetarëve.

“Ky nuk është model demokratik. Në demokraci, qeveria qeveris në transparencë me publikun, nën vëzhgim të opozitës. Por ne jemi përpara një kryeministri të rrezikshëm që i shpik vetë metodat e tij. Kryeministri ndëshkon kur konstaton mos respektim të ligjeve, por në fakt ata që i thyejnë ligjet janë vartësit e tij. Nuk ka kuptim të tallesh me emocionet e njerëzve, kudo ku ai ndihet i poshtëruar.

Kryeministri manipulon emocionet e tyre, të cilët shprehen në një mënyrë jo legale, se në asnjë vend të botës nuk ndodh. Nuk e di se sa do e durojnë qytetarët këtë lloj masakre që u bëhet”, tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here