Feynord fiton dhe ngjitet ne vendin e dytë

0
128

 

 

FeynordFeyenoord u ngjit në vendin e dytë në Eredivisie të Holandës pasi mundi me rezultatin e thellë 5-0 Tëenten, që zhytet akoma dhe më shumë në krizë. Ekipi nga Roterdami nuk e shpërdoroi frenimin e PSV 24 orë më parë, duke fituar pa shumë probleme përpara publikut të saj. Gustaffson ishte lojtari më i mirë në pjesën e parë teksa shënoi dy herë, ku goli i parë ishte përfundimi i një aksioni spektakolar të skuadrës së tij. Në pjesën e dytë Twente nuk pati kohë as të mendonte për ndonjë përmbysje të mundshme, pasi Kramer menjëherë i shënoi të tretin. 3 minuta më pas në të 50-tën ishte El Ahmadi që ngriti rezultatin në 4-0, ndërsa shifrat përfundimtare të ndeshjes u vulosën në minutën e 92-të, kur Basaciloglou realizoi golin e 5-0 për Feyenoord që ngjitet tashmë në vendin e 2-të në renditje, me një pikë më shumë se PSV Eindhoven, ndërsa Twente është tashmë shumë pranë zonës së ftohtë të rënies një kategori më poshtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency