Skënderbeu, fitore tenistike ndaj Tërbunit/Bylisi u heq rrogën lojtarëve

0
109

 

 

skSikurse pritej Skënderbeu mori një fitore të lehtë Korçë ndaj Tërbunit, pavarësisht mungesave të shumta në organikën e kampionëve në fuqi të Shqipërisë për arsye dëmtimesh dhe pezullimesh

 

 

 

Skënderbeu sikurse pritej mori një fitore të lehtë Korçë ndaj Tërbunit, pavarësisht mungesave të shumta në organikën e kampionëve në fuqi të Shqipërisë për arsye dëmtimesh dhe pezullimesh. 4-0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që tregon dominimin në çdo aspekt të skuadrës vendase, të cilës edhe në këtë ndeshje në shtëpi i mungoi mbështetja e tifozëve. Praktikisht me një mesfushë të re, pasi Nimaga, Shkëmbi, Lilaj dhe Latifi nuk ishin në dispozicion të Josës, vendasit nuk e patën të vështire për të thyer një kundërshtar që luan sezonin e parë në histori në Kategorinë Superiore. Skënderbeu e krijoi momentin e parë të rrezikshëm në zonën e Tërbunit në minutën e 3-të, me protagonist Bernard Berishën, pasimin e të cilit Olaynka e asist për Esquerdinhen, që gabon shenjestrën. Në minutën e tetë një kundërsulm i shpejtë i pukjanëve u përmbyll me goditjen e Malindit prirët me portën, por Shehi e kontrolloi në pozicion. Pak çaste më vonë Salihi tentoi me kokë pas krosimit të Prgnit, me topin që përfundoi jashtë. Sulmuesi shkodran nuk mund ta shpërdoronte mundësinë e dytë që i ofron Progni në të 17-ën, duke shënuar një gol të thjeshtë për Skënderbeun. Vetëm dy minuta më pas, Bernard Berisha shënoi të dytin me një gjuajtje nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga devijim i një mbrojtësi. Pak sekonda pasi Tërbuni e nisi topin nga qendra, Salihi provoi një tjetër mrekulli me roveshatë, por topi përfundoi jashtë. Ritmi i lojës ra disi në minutat e mbetura të pjesës së parë, i ndikuar edhe nga fakti që tashmë Skënderbeu kishte kaluar në avantazh të dyfishtë. 9 minuta nga starti i pjesës së dytë Progni fillimisht tentoi pa sukses një goditje fluturimthi nga distanca, ndërsa në të 58-ën, pas një kombinimi me Berishën e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Haxhos. Olayinka nuk u besoi syve kur topi i goditur prej tij me kokë në të 77 -ën përfundoi jashtë. Në minutën e fundit shtesë i ndihmuar edhe nga fati Gerhard Progni realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë, duke sigluar fitoren e thellë 4-0 për Skenderbeun, që e ngushton në vetëm një pikë diferencën me Partizanit, me të kuqtë që mund ta rivendosin distancën nëse fitojnë me Vllazninë.

 

Bylisi u heq rrogën lojtarëve

 

Në një kohë kur Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë nisur hetimet për ndeshjen Tërbuni – Bylisi 4-2, e dyshuar si e trukuar, ironikisht vetë klubi ballshiot ka marra masa ndëshkimore ndaj futbollistëve për rezultatet e dobëta të arritura në këtë fillim sezoni. Të gjithë lojtarët janë gjobitur me një rrogë, por masat mund të jenë edhe më të rënda në rast se situata nuk ndryshon. Në një postim në faqën e klubit në Facebook shkruhet se: “Presidenca, stafi dhe lojtarët kanë zhvilluar analizën e ndeshjeve të fundit. Lojtarët janë gjobitur me nje rrogë si dhe u tërhiqet vëmendja se, në rast të përsëritjes së rezultateve të tilla si në ndeshjen me Teutën, Skënderbeun dhe Lacin, do të këtë përjashtime dhe gjoba me të mëdha. Ndaj Tiranës luhet vetëm për fitore dhe nuk pranohet asnjë rezultat tjetër.” Ndoshta është një lapsus, por në listimin e ndeshjeve të dobëta të Bylisit, mungon pikërisht sfida me Tërbunin në Pukë, që është objekt hetimi nga etika.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency