Ekzekutohen dy pengje nga Isis,një norvegjez dhe një kinez

0
161

 
iiiiGrupi militant i Shtetit Islamik ka thënë se ka ekzekutuar dy pengje – një norvegjez dhe një kinez.Revista e militantëve Dabiq ka publikuar fotografi të dy trupave që thuhet se i përkasin Ole Johan Grimsgaard-Ofstadit dhe Fan Jinghuit.Detaje se si, kur apo ku janë vrarë pengjet, nuk jepen.Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka thënë se nuk ka arsye për të vënë në dyshim pretendimet.Ajo e ka cilësuar vrasjen e dy pengjeve si “akt të neveritshëm dhe barbar”.“Organizata terroriste nuk ka respekt për dinjitetin njerëzor”, ka thënë Ministria e Jashtme e Kinës.Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë disa pengje perëndimore dhe pamjet e vrasjeve brutale i kanë postuar online.Në edicionin e shtatorit të revistës Dabiq, militantët kanë publikuar një “shpallje”, duke thënë se dy burrat, njëri norvegjez, tjetri kinez, janë “për shitje”.Në Indeksin e Terrorizmit Global për vitin 2014 është bërë e ditur se dy grupet terroriste, Shteti Islamik dhe Boko Harami, janë bashkërisht përgjegjës për 51 përqind të vdekjeve nga sulmet terroriste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here