“Klodianin e vrau arma e shtetit”, Gazetari i kthehet Ramës: Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz – me armë!

0
164

Nga: Blendi Salaj

E kam dëgjuar dy herë Kreyministrin të thotë se djalin e vrau arma e shtetit. E shoh si një shtrembërim të realitetit, shpresoj të paqëllimtë. Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz – me armë. Përgjegjësia nuk mund të jetë e një objekti. Kjo s’ka kuptim. Klodianin e vranë dhe vdekja e tij nuk ishte një aksident. Klodianin e vrau një oficer policie, jo arma e tij, e vrau pas shpine, e qëlloi dy herë. Dhe kush mendon se Policia e shtetit nuk ka probleme me brutalitetin dhe dhunën, gënjen veten dhe të tjerët. Kam shumë respekt për oficerët e policisë dhe sakrificën e tyre. Por pikërisht për hatër të heronjve në Polici dhe në nder të jetës së humbur, duhet të jemi të ndershëm lidhur me nevojën për reformë policore. Nuk vlen të fshihemi pas gishtit. Nëse e kalojmë me larje goje, problemi do rritet, dhuna do shtohet, abuzimi do shihet si një aksident tjetër. Problemi do na trokasë në porta sërish, dhe jo më kaq butë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here