Berisha: Histori droge ,PS-Frrokut “Mbathja”

0
144

berisha per rama meten

Berisha ka treguar një histori droge nga Progonati, sot në Kuvend, për të cilën i kërkoi PS-së ta verifikonte, sepse ishte absolutisht e vërtetë.Fshatarët korrën arat. Arat e kanabisit! E hodhën drogën në shesh se do të vinin “habilët” ta blinin. Në këtë rast nuk them se janë ata, por se janë bërë sinonim i trafikut. Verifikoje nëse vërtet janë ata…Në atë moment vjen një makinë e policisë dhe merr gjithë drogën! Mirëpo fshatarët panë se ata brenda nuk ishin policë! Dhe fshatarët iu vunë mbrapa atyre që morën drogën dhe thanë se ata që me siguri që do jenë “ata çunat nga Delvina që përdorëm për vaditje! Dhe shkuan në Delvinë e i kapën dhe i zhdëpën në dru. Mirëpo ata nuk ishin çunat e vaditjes, ishin bosët e drogës! Mirëpo e çuan në spital njerin prej tyre, me barrelë! Absolutisht e vërtetë, verifikojeni!” Me tone të ashpra dhe akuza është drejtuar ish-Kryeministri Berisha Qeverisë dhe Kryeministrit Rama.  Rama përmendi rastin e Arben Frrokut, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ndodhet në arrati. Por, sipas Berishës, Frroku nuk është arratisur në Kubë, por lëviz në Tiranë.“Arben Frroku u lirua u shndërrua menjëhërë në aleat të PS dhe në takim pulbik që bëri me kryebanditin Edi Rama iu tha “Mbathja” dhe të nesërmen kur do të bëhej gjykimi, ai iku. Cunat e krimit, falangat e krimit, e lejuan të kalonte pa vulën shtetërore. Pse për banditin nuk ka ligj, ligjet janë letër. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja tek u gjend një shtet tjetër që e bllkoi: I tha ti nuk ke vulën e vendit tënd, nuk mund të kalosh. Por monokrati ministër mori në telefon policinë e qeverisë fqinje: Kalojini tha, se nuk ka problem, është i pastër.U shpreha se është nisur për në Kubë. Rezulton të jetë në Tiranë I lirë, të mos prekë njeri, sepse kryemobi, kryebanditi, I detyrohet kokë e xhep atij. I detyrohet kokë e xhep”, tha Berisha

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here