0
177

Vendimi i Këshillit të Ministrave /kkkkkkkkkkkkkkJa 621 pronarët që do të dëmshpërblehen për tokat e zëna

 

Dori Hoxha

Lista me pronaret

Publikohet lista me 621 pronarë që do të dëmshpërblehen nga qeveria për tokat, të cilat do të preken nga ndërtimet informale. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e datës 11 nëntor 2015 vendimin për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës. Shuma totale e kompensimit të tokës do të jetë 450 233 706,6 (katërqind e pesëdhjetë milionë e dyqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind e gjashtë presje gjashtë) lekë dhe sipërfaqja që shpronësohet është 232 252,7 (dyqind e tridhjetë e dy mijë e dyqind e pesëdhjetë e dy presje shtatë) m². Qeveria ka ngarkuar për realizimin e këtij procesi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Zhvillimit Urban, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here